VATH m.

  • 1. Stoli prej ari, prej argjendi a prej lëndësh të tjera, zakonisht në trajtë rrethi e me zbukurime të ndryshme, që i varin vajzat e gratë në bulën e veshit. Vath i florinjtë. Vathë prej argjendi. Vathë me gurë të çmuar. Një palë vathë. Vë (mban) vathë.
  • 2. Secili nga dy zgjatimet e mishta që i varen dhisë poshtë gushës, rezhdë. Dhi me vathë.
  • Iu bë vath në vesh dikujt shih te VESH,~I. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka shih te VESH,~I. Vath i florinjtë në vesh të derrit shih te FLORINJTË (i,e). Lule vathi bot. shih te LUL/E,~JA.