vathë
VATHË f.
- 1. Vend i rrethuar me gardh në një shesh të hapët, ku rrinë bagëtia në verë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vend të tillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë.
- 2. Vendi a kopshti ku mbahen zgjojet e bletëve; zgjojet e bletëve që i mbajnë bashkë në një vend. Vathë prej pesëdhjetë zgjojesh.
- Si dhentë në vathë shih te DHEN, ~TË. E futi (e vuri) në vathë dikë e bëri zap, e vuri nën kontroll; e futi në kurth a në grackë. Hyri në vathë u bashkua me gjithë të tjerët dhe iu bind urdhrave të dikujt. U nda nga vatha u veçua nga të tjerët. Si vathë pa grigjë shkretë, pa njeri. Fut ujkun në vathë fut armikun në shtëpi.