vazhdë
VAZHDË f.
- 1. Shenjë, gjurmë a vijë e zgjatur që mbetet në një sipërfaqe pasi kalon nëpër të një njeri a një mjet ose zvarritet diçka; shenjë a gjurmë që mbetet diku dhe dëshmon për diçka, vragë. Vazhdat e qerres. Vazhdë gjaku. Vazhdë tymi (avulli). Një vazhdë pluhuri. Vazhda mbi dëborë. La pas një vazhdë. I shkoi pas vazhdës. E humbi vazhdën.
- 2. Rrugë e ngushtë në një vend të thyer a në dëborë; rrugë dhish. I çoi dhitë nëpër vazhdë.
- 3. Hulli, brazdë; diçka që zgjatet si shirit a si rresht; vijë. Hoqi një vazhdë me plug në arë. Mblodhi vazhdën e barit të kositur.
- 4. Vija në mes të dy dërrasave të mbërthyera njëra pranë tjetrës. Vazhdat e dyshemesë (e tavanit).
- 5. fig. Gjurmë. La pas një vazhdë. Shkoi pa lënë vazhdë.
- 6. fig. Rrjedhje e zakonshme dhe e natyrshme e ngjarjeve, e punëve a e jetës; diçka që vijon pa ndërprerje, vazhdimësi. Vazhda e nismave (e aksioneve). Vazhdë heroizmash.
- E ka bërë vazhdë (vijë) diçka shih te VIJ/Ë,~A. E vuri në vazhdë dikë e bindi dikë, e vuri në rrugë të drejtë, e vuri në vijë.