VAZHDIMISHT ndaj.

  • Në mënyrë të vijueshme, pa ndërprerje, pareshtur, vijimisht; gjithnjë, gjithmonë, duke u përsëritur dendur me ndërprerje të shkurtra, shpesh. Punon, (mëson) vazhdimisht. Rritet (ulet) vazhdimisht. Përparon vazhdimisht. E ka theksuar vazhdimisht. E kontrollon vazhdimisht. Është në lëvizje vazhdimisht. Përsëritet vazhdimisht.