ve
VE f.
- Vezë. Ve pule (rose, pate). Ve zogu. Një kokërr ve. Bën ve.
- Lule veje (veze) bot. shih te LUL/E,~JA.
VE f.
- Grua, së cilës i ka vdekur burri dhe nuk është martuar më, grua e ve, vejushë.
VE m.
- Burrë, të cilit i ka vdekur gruaja dhe nuk është martuar më, burrë i ve, vejan.
VE mb.
- Që i ka vdekur bashkëshorti ose bashkëshortja dhe nuk është martuar më. Burrë i ve. Grua e ve. Mbeti e ve.