veçor
VEÇOR m. fiz.., elektor.
- 1. shih VEÇUES,~I.
- 2. Pajisje e posaçme e bërë me lëndë jopërçuese, që përdoret zakonisht në shtyllat ose në nënstacionet elektrike për të lidhur dhe për të veçuar përcjellësit e rrymës elektrike, izolator. Veçor mbajtës (mbështetës). Veçor i tensionit të lartë. Vunë veçorët në shtyllë.