velenxë
VELENXË f.
- Mbulesë e gjerë prej leshi, e endur jo shumë dendur e zakonisht pa thekë; çull. Velenxë e leshtë (e dhirtë). Velenxë e trashë (e hollë). Velenxë me thekë. Mbulohem me velenxë. Shtroj velenxën.
- Ju bë velenxë dikujt ia mbuloi dikujt të metat e gabimet, ia fshehu të palarat për ta mbrojtur. I hoqi velenxën dikujt
- a) e la dikë pa mbrojtje epa përkrahje, e la zbuluar
- b) ia zbuloi të metat e gabimet; ia hoqi petën lakrorit.