vendburim
VENDBURIM m.
- 1. Vend ku ka në sasi të madhe mineral ose ndonjë lëndë tjetër. Vendburim minerar. Vendburim i pasur (i shterur). Vendburim bakri (qymyrguri, kromi). Vendburim nafte (gazi). Shfrytëzimi i vendburimit. Zbuluan një vendburim të ri.
- 2. Vendi ku buron një lumë a një përrua. Vendburimi i Drinit (i Vjosës).