VENDIM m.

  • 1. Qëndrim i prerë e përfundimtar që mbajmë për një punë a për një çështje pasi e kemi menduar dhe e kemi shqyrtuar, përfundimi i arritur për diçka pasi e kemi parë e diskutuar atë; ajo gjë që është vendosur të bëhet a të kryhet. Vendim i arsyeshëm. Mori (një) vendim vendosi. I dha vendim diçkaje vendosi për diçka. I rri një vendimi. U tërhoq nga vendimi që kishte marrë.
  • 2. Rregull a urdhëresë për çështje të rëndësishme, që nxjerr një organ qeveritar; masa që caktohen së bashku në një mbledhje ose nga një organ i lartë partie a qeverie dhe që duhet të zbatohen patjetër. Vendim i drejtë (i rëndësishëm, revolucionar). Vendim qeveritar. Vendimet e kongresit. Mori (nxori) një vendim. Zbatoi (çoi në vend) vendimin. Shkeli vendimin. Vendimi hyn në fuqi menjëherë. Vendimi i mëparshëm shfuqizohet.
  • 3. Mendimi përfundimtar që jep një organ gjyqësor pas gjykimit të çështjes, masa a zgjidhja përfundimtare dhe e prerë që jep gjykata për një çështje që ka shqyrtuar. Vendim gjyqësor. Vendim i prerë. Vendim fajësie (pafajësie). Me vendim gjyqi. Shpalli vendimin.