vendor
VENDOR mb.
- 1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon vend, me një fjali drejtuese (për lidhëzat ku, tek, kudo, ngado etj.); që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon vendin ku kryhet një veprim ose ku ndodhet dikush a diçka (për fjalitë). Lidhëz vendore. Fjali vendore. (p.sh. «Ku buron uji i ftohtë...,/ Atje janë mendtë e mia»).
- 2. Që tregon vendin ku ndodhet dikush a diçka ose ku kryhet veprimi i shprehur prej foljes (në disa gjuhë). Rasa vendore.