vendosmëri
VENDOSMËRI f.
- Të qenët i vendosur; aftësia për të marrë vendime në kohën e duhur e për t'i zbatuar ato; qëndrimi i një njeriu të vendosur e të palëkundur. Vendosmëri revolucionare. Shembull (shprehje) vendosmërie. Tregoi vendosmëri. Luftoi me vendosmëri. E përkrahu me vendosmëri.