VENITEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Humbet njomësinë, nuk zhvillohet më dhe i varen degët e gjethet, fishket, thahet (për bimët). U venitën lulet. U venit misri.
  • 2. Humbas njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; zbehem në fytyrë dhe dobësohem e tretem. Veniteshin fëmijët.
  • 3. vet. veta III. Humbet dritën, shkëlqimin a ngjyrën, zbehet e shuhet dalëngadalë (drita, zjarri etj.); humbet forcën, dobësohet (për zërin). Janë venitur ngjyrat. U venitën yjet. U venitën zjarret në mal. U venit kandili (llamba).
  • 4. fiziol. I pushojnë përgjithnjë ato të muajit, nuk i vijnë më zakonet.
  • 5. vet. veta III fig. Humbet ndikimin a rëndësinë e mëparshme; dobësohet dhe shuhet a zhduket ca nga ca. Iu venitën shpresat.