venitur
VENITUR mb.
- 1. Që ka humbur njomësinë, që është tharë a është fishkur (për bimët). Lule (bimë) e venitur.
- 2. Që e ka humbur njomësinë, forcën, gjallërinë dhe shëndetin; që është zbehur në fytyrë dhe është dobësuar e është tretur. Me fytyrë (me trup) të venitur.
- 3. Që e ka humbur dritën, shkëlqimin a ngjyrën, që është zbehur e shuhet dalëngadalë; që ka humbur forcën, mjaft i dobësuar. Me sy të venitur. Bukuri e venitur. Dritë e venitur. Më zë të venitur.
- 4. fig. Që ka humbur ndikimin a rëndësinë e mëparshme; që po shuhet a po zhduket ca nga ca. Me shpresa të venitura.