veprues
VEPRUES m.
- 1. Ai që vepron në një drejtim të caktuar; ai që nuk rri pa vepruar, ai që hidhet në veprim. Veprues i guximshëm.
- 2. spec. Diçka që merr pjesë dhe vepron në një proces, diçka që ndikon a që luan rol ndikues. Veprues fizik (kimik).
- Plotësi i vepruesit gjuh. rrethanor, i cili tregon një njeri, një kafshë a një send që kryen veprimin e shprehur nga folja në diatezën pësore.
VEPRUES mb.
- 1. Që vepron, që nuk rri pa vepruar, që hidhet në veprim. Njeri veprues. Grup veprues. Forcat vepruese. Organe vepruese.
- 2. Që vepron me gjallëri, i gjallë, i shkathët; aktiv.
- 3. usht. Që bën veprime luftarake. Reparti (njësiti) veprues.
- 4. let. Që kryen veprimin në një vepër letrare. Personazhi veprues.
- 5. Që vijon të veprojë, që nuk është shuar; që ka forcë, që vepron ende. Vullkan veprues. Politikë vepruese. Ka karakter veprues.
- 6. Që ndikon mbi dikë a mbi diçka e sjell ndryshime; që merr pjesë në një punë a në një veprim; që ka fuqi për të ndikuar ose për të ndryshuar. Rol veprues. Lëndë vepruese. Karbon veprues. Forcat vepruese.