VERBOHEM vetv.

  • 1. Humbas dritën e syve, bëhem i verbër. U verbua në pleqëri. Iu verbuan të dy sytë.
  • 2. Më vriten e më vishen sytë nga një dritë e fortë, nga një shkëlqim i madh etj., nuk shoh qartë për një çast. U verbua nga dritat. Të verbohen sytë nga shkëlqimi i dëborës.
  • 3. fig. Bëhem i paaftë për të kuptuar se ç'bëhet përreth a për të parë një të vërtetë që duket qartë; humbas arsyen e gjykimin e shëndoshë, humbas mendjen. U verbua pas saj. U verbua nga të mirat (nga lajkat, nga lavdërimet). U verbua nga ndjenja e hakmarrjes. Ishin verbuar nga fanatizmi.
  • 4. Pës. e VERBOJ.