verdhë
VERDHË f. vjet.
- Kobure me tytë të gjatë, që vishej me teneqe të verdhë në trup dhe në dorezë (është përdorur nga shek. XVII deri në shek. XIX).
VERDHË f.
- 1. Ngjyra e verdhë, boja e verdhë. E leu me të verdhë.
- 2. Pjesa e mesme e vezës, që ka ngjyrë të verdhë. E verdha e vezës. Vezë me dy të verdha. Ha vetëm të verdhën. Rrahu të verdhën e vezës.
- Vezë me dy të verdha (me dy të kuq) shih te VEZ/Ë,~A. Të jep vezë pa të verdhë (pa të kuq) shih te VEZ/Ë,~A.
VERDHË mb.
- 1. Që ka ngjyrën e kashtës, të limonit të pjekur, të squfurit a të arit. Ngjyrë (bojë) e verdhë. Pe i verdhë. Shami e verdhë. Fustan i verdhë. Trëndafil i verdhë. Lule të verdha. Qelibar i verdhë. Me flokë të verdhë. Armë të verdha armë të lara me flori.
- 2. Që e ka fytyrën të zbehtë; i zbehtë (për fytyrën ose për pjesë të tjera të trupit të njeriut). I verdhë si ftua (si limon). I verdhë në fytyrë. Dyllë i verdhë shumë i zbehtë.
- 3. bised. Që e ka ngjyrën e lëkurës si të verdhë a të zbehtë të errët (si tipar i jashtëm i një race të njerëzve), mongoloid. Raca e verdhë.
- 4. fig. libr. Që mban qëndrim pajtues me klasat sunduese e shfrytëzuese, oportunist, reformist, që ka tradhtuar klasën punëtore dhe i është shitur borgjezisë e reaksionit; kundërrevolucionar. Parti (sindikatë) e verdhë. Internacionalja e verdhë. Shtypi i verdhë
- a) shtypi oportunist, i shitur te borgjezia;
- b) shtypi që nget pas gjërave sensacionale për të tërhequr sa më shumë lexues.
- 5. fig. Që ka përmbajtje policore, që përshkruan ngjarje plot krime e vepra të shëmtuara, që nuk synon të trajtojë probleme të rëndësishme shoqërore, por ka për qëllim të nxjerrë sa më shumë fitime dhe është i dëmshëm sidomos për brezin e ri. Roman (tregim) i verdhë. Dramë e verdhë. Letërsia e verdhë. Libër i verdhë.
- 6. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimet e pathjeshta për disa bimë, kandrra etj. që kanë tërësisht a pjesërisht këtë ngjyrë. Duhan i verdhë. Manushaqe e verdhë. Misër i verdhë. Trëndafil i verdhë. Zambak i verdhë. Çimka e verdhë. Flutura e verdhë (e jonxhës). Merimanga e verdhë. Miza e verdhë.
- 7. vjet. I gjelbër. Bar i verdhë. Lugjet e verdha. kr. pop.
- Punë e verdhë punë e keqe; punë e ndyrë. Ethet e verdha mjek. shih tek ETH/E,~JA 1. Lëngata e verdhë mjek. shih te LËNGAT/Ë,~A. Ndryshku i verdhë bujq. shih te NDRYSHK,~U 3. Njollë e verdhë anat. shih te NJOLL/Ë,~A 1. Ujërat e verdha shih tek UJ/Ë,~I. Vija e verdhë ndërt. shih te VIJ/Ë,~A.
VERDHË as. mjek.
- 1. Verdhëza. Vdiq nga të verdhët.
- 2. Të fikët. I ra të verdhë.