VERDHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Bëhet i verdhë, merr një ngjyrë të verdhë a si të verdhë, zverdhet, verdhohet (për bimët dhe gjethet kur thahen ose kur vjen vjeshta, për të lashtat e për pemët kur piqen etj.). U verdhën gjethet (kallinjtë). U verdhën ftonjtë (pjeshkat, kumbullat).
  • 2. Bëhem i verdhë, marr një ngjyrë të zbehtë në fytyrë a në pjesë të tjera të trupit (nga një sëmundje, nga frika etj.); më ikën të kuqtë e fytyrës, zverdhem, zbehem. U verdh në fytyrë. U verdh si dyllë (si limon). Iu verdhën sytë.
  • As skuqet (kuqet) as verdhet (zverdhet) shih te SKUQEM 7.