veresie
VERESIE f. bised. vjet.
- 1. Blerja e një malli pa para në dorë me kusht që blerësi të paguajë më vonë. Veresie s'ka.
- 2. në Sasia e parave që duhet t'i paguhet më vonë dikujt për një mall të blerë pa para në dorë. Defteri i veresieve. Mblidhte veresiet.
VERESIE ndajf. bised.
- 1. vjet. Pa para në dorë; shumë lirë, pa para, falas. Blinte (shiste) veresie. Merrte veresie. E dha veresie. Hante veresie. E kërkoi veresie diçka. E donte veresie. E mori veresie fare.
- 2. fig. keq. Kuturu, kot, pa u menduar, pa përgjegjësi; pa treguar vëmendjen e duhur. Fliste veresie. I lëshonte fjalët veresie fliste kot. Jeton (rron) veresie jeton pa një qëllim të caktuar. Punon veresie punon më tym, pa e ditur përse.