vernik
VERNIK m.
- Lëndë që përgatitet duke tretur rrëshirë, terpentinë ose vajra të ndryshme në alkool dhe që përdoret për t'u dhënë shkëlqim orendive prej druri e për t'i ruajtur ato nga vjetrimi; shtresë e hollë dhe e shkëlqyeshme e kësaj lënde, me të cilën janë lyer orenditë ose sendet e ndryshme. Vernik i zi. Lyej me vernik. I dha një vernik. Ndrit si vernik. I gërvishti vernikun.