veroj
VEROJ jokal.
- 1. Kaloj verën në një vend, bëj pushimet e verës diku; vet. veta III kalon verën në bjeshkë (për bagëtinë). Verojnë në fshat (në bregdet). Shkoi për të veruar. Veron bagëtia në mal (në bjeshkë).
- 2. kal. Çoj bagëtinë në bjeshkë dhe e mbaj atje për të kaluar verën; kaloj verën. E verojnë bagëtinë në bjeshkë. Ku e veruat verën?