veror
VEROR mb.
- 1. Që lidhet me verën, që i përket verës, që është karakteristik për verën, i verës; që bëhet a që piqet në verë. Mëngjes veror. Fllad veror. Shirat verore. Perime (pemë) verore.
- 2. Që përdoret në verë, që është i përshtatshëm për kohën e verës; që kryhet a që vepron në verë. Rroba (veshje) verore. Këpucë verore. Kostum (stof) veror. Kinema verore sallë e hapur ku shfaqen filma gjatë verës. Kullotë verore. Teatër veror sallë e hapur ku jepen shfaqje teatrale e koncerte gjatë verës. Aksionet verore. Pushimet verore. Shkollë verore. Fushim veror.