verore
VERORE I f. etnogr.
- Gjalmë i hollë, i dredhur me dy-tri fije të kuqe e të bardha prej leshi a mëndafshi që ua lidhnin fëmijëve në duar a në qafë ditën e verës; larës. Vuri (lidhi) veroren.
VERORE II f. zool.
- Zhabë e vogël me ngjyrë të gjelbër, që del e kuak në fillim të pranverës. Veroret e kënetës. Këndojnë veroret.
VERORE III f.
- Përdorëse në trajtë gjysmërrethi prej letre, prej pendësh, prej plastike etj., që shërben për të bërë veri, kur është vapë, erashkë. Verore prej letre (prej mëndafshi).