verr
VERR m. bot.
- Dru i ulët me lëvore të lëmuar ngjyrë hiri, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, dhe me lëndë të fortë që rritet buzë lumenjve e në vende me lagështirë dhe që përdoret zakonisht në ndërtim. Verri i bardhë. Verri i zi. Dru verri. Gjethe verri. Pyll me verra.