vesë
VESË f.
- 1. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar, mbi gjethet e bimëve etj. nga ftohja e avullit të ajrit. Vesë e hollë (e imët). Vesa e natës (e mëngjesit). Pikat e vesës. Trëndafil me vesë. I pastër (i kulluar) si vesa. Ka rënë vesë. E mbuloi vesa. Ndrit vesa.
- 2. Shi i imët e i lehtë, rigë. Ra një vesë. Zuri një vesë shi.
- Ngrihem me vesë ngrihem herët, ngrihem pa zbardhur dita. U zhduk (humbi, shkriu) si vesa e mëngjesit (si vesa në diell) u zhduk shpejt, humbi menjëherë e pa lënë gjurmë. Vesa e mjaltit shih te MJALT/Ë,~I 2.