VESHTULL f.

  • 1. bot. Gjini bimësh që rriten në vende me klimë të nxehtë a të butë, me gjethe të trasha, me lule që dalin në majë të degëve, me fryt të tultë e me shumë fara brenda. Veshtulla e bardhë bimë barishtore e vendit tonë me gjethe pa bisht, me lule të verdheme, që mbin e rritet si bimë parazitare në degët e disa drurëve të mëdhenj (në plepa, lisa, pisha, gështenja etj.) dhe që bën kokrra të vogla sa një qiqër e me një lëng ngjitës. Veshtulla e lisit (e plepit, e gështenjës).
  • 2. bot. Veshtullake.
  • 3. fig. Ai që jeton në kurriz të të tjerëve, parazit.