vetëmohues
VETËMOHUES mb.
- Që flijon veten dhe interesat vetjake për të mirën e përgjithshme, për të mbrojtur pronën e përbashkët shoqërore, atdheun e socializmin; që shpreh vetëmohim; që kërkon vetëmohim. Njeri vetëmohues. Me frymë vetëmohuese. Jetë vetëmohuese. Punë (luftë) vetëmohuese.