VETËTIMË f.

  • 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast e me shpejtësi të madhe në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet nga shkarkimet elektrike në atmosferë; shkreptime. Në dritën e vetëtimës. Me shpejtësi vetëtime. Shkrepi vetëtima. Shkoi si vetëtima shkoi shumë shpejt.
  • 2. Rrufe. E vraftë vetëtima! mallk.
  • 3. përd. mb. Shumë i shpejtë; shumë i shkathët. Është vetëtimë nusja.
  • 4. përd. mb. fig. Shumë i pastër; shumë i ndritshëm, dritë. Palla e tij vetëtimë. E bëri shtëpinë vetëtimë.
  • 5. përd. ndajf. fig. Shumë shpejt, si vetëtimë, vetëtimthi. U nis (u turr, u sul) vetëtimë.
  • Ia bëri sytë vetëtimë dikujt i ra fort në fytyrë me pëllëmbë, ia ngjeshi syve. Iku (shkoi) si vetëtima e beharit iku shumë shpejt. Si vetëtimë (si bubullimë) në qiell të kthjellët (të kaltër) libr. shih te BUBULLIM/Ë, ~A.