vetëtimtë
VETËTIMTË mb.
- 1. Që shkrep a që shkëlqen si vetëtima. Dritë e vetëtimtë. Shkëlqim i vetëtimtë. Flakë e vetëtimtë.
- 2. I shpejtë e i befasishëm si vetëtima; që bëhet brenda një kohe shumë të shkurtër; i rrufeshëm. Shpejtësi e vetëtimtë. Sulm (vrap, fluturim) i vetëtimtë. Vështrim i vetëtimtë. Takim i vetëtimtë.