VETËTIMTHI ndajf.

  • Shumë shpejt, me shpejtësinë e vetëtimës, si rrufeja; menjëherë, në çast, aty për aty, sa hap e mbyll sytë. U përhap vetëtimthi. Kaloi vetëtimthi. U ngrit (u largua) vetëtimthi. U sul (u turr) vetëtimthi. E kuptoi vetëtimthi. Iu përgjigj vetëtimthi.