veteran
VETERAN m.
- 1. Luftëtar i vjetër e me përvojë, atdhetar i vjetër, pjesëmarrës në shumë luftime e beteja kundër armikut; ai që ka qenë partizan e ka marrë pjesë që në vitet e para në Luftën Nacionalçlirimtare. Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare. Veteranët e luftës të popullit shqiptar. Konferenca e veteranëve të luftës.
- 2. Njeri që ka punuar për shumë kohë në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Veteran i lëvizjes revolucionare (i ndërtimit të socializmit). Veteran i shkencës (i arsimit, i shtypit). Veteranët e minierës (e ndërmarrjes).
- 3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Luftëtar (atdhetar) veteran. Arsimtare veterane. Lojtar veteran. Ndërmarrje veterane.