VETJAK mb.

  • 1. Që i përket një njeriu të vetëm, që është pronë vetëm e një njeriu, që nuk është i përbashkët, personal, individual. Pasuri vetjake. Pronë vetjake. ek. Bagëti vetjake. Shtëpi vetjake. Armë vetjake. Emri vetjak emri i një njeriu.
  • 2. edhe drejt. Që ka të bëjë vetëm me një njeri, që lidhet vetëm me jetën, me familjen a me interesat e një njeriu të veçantë, personal; kund. i përgjithshëm. Interesi vetjak. Çështje (nevoja, kërkesa) vetjake. Jeta vetjake. Paprekshmëria vetjake. drejt. Për arsye vetjake.
  • 3. Që kryhet nga një njeri i caktuar, që vjen nga një njeri; që është karakteristik për një njeri të vetëm; që bëhet për veten; personal; kund. i përgjithshëm. Nismë vetjake. Mendim vetjak. Përvojë vetjake. Shembulli vetjak. Aftësi vetjake. Higjiena vetjake.
  • 4. spec. Që është karakteristik vetëm për një send të caktuar, që nuk lidhet me diçka tjetër; i vet. Vlera (pesha) vetjake e diçkaje.