VETMITAR mb. poet.

  • 1. I vetmuar, i veçuar. Yll vetmitar. Shtëpi vetmitare. Pemë vetmitare. Re vetmitare.
  • 2. Që rri e jeton vetëm; që bëhet vetëm a në vetmi, i vetmuar. Poet vetmitar. Jetë vetmitare. Shëtitje vetmitare.
  • 3. si em. ~, ~I m. ~I, ~IT. Ai që rri a jeton vetëm, larg të tjerëve; ai që s'ka të afërm e farefis; ai që e ndjen veten të huaj midis të tjerëve. Jeta e vetmitarit. Shtëpia e vetmitarit.