VETMUAR mb.

  • 1. Që është i vetëm, që është i ndarë nga të tjerët; që gjendet larg dhe është i veçuar. Shtëpi e vetmuar. Mall i vetmuar. Fshat i vetmuar. Lis i vetmuar.
  • 2. Që rri a jeton vetëm, që jeton larg të tjerëve e pa lidhje me ta, që jeton në vetmi. Plak i vetmuar. Ishte (jetonte, rrinte) i vetmuar. E ndjente veten të vetmuar.