veto
VETO f. libr.
- E drejta e një organi për të penguar a ndaluar zbatimin e vendimit të një organi tjetër më të ulët; e drejta e kryetarit të shtetit për të hedhur poshtë një vendim të senatit, të parlamentit etj. (sipas kushtetutave të vendeve borgjeze); e drejta që i është njohur çdo anëtari të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ose të një organi tjetër ndërkombëtar, ku çështjet zgjidhen njëzëri, për të penguar a ndaluar marrjen e një vendimi nga shumica duke votuar kundër (sipas së drejtës ndërkombëtare). E drejta e vetos. Fuqia e vetos. Përdori (vuri) veton.
- Vë veton në diçka shprehet në mënyrë të prerë kundër diçkaje dhe përdor të drejtën për ta kundërshtuar e për ta ndaluar.