vetvete
VETVETE përem. vetv.
- Vetja e vet, vetja. (kur përdoret për përforcim). Edukimi i vetvetes. Përmbajtja e vetvetes. Kërkesat ndaj vetvetes. Ia bëri vetvetes. Gënjen vetveten. Luftonte me vetveten. Fliste me vetveten. Grindej me vetveten. U mblodh në vetvete. Nuk i dhimbsej vetvetja. Përsërit vetveten thotë atë që ka shkruar më parë, nuk thotë gjë të re. E ka humbur kontrollin e vetvetes. Është dashuruar me vetveten. keq.
- Në vetvete në thelb, nga ana e tij. Qëllim në vetvete qëllim i marrë veçmas e pa asnjë lidhje me të tjerët, qëllim i shkëputur nga një synim më i madh.