VEZULLON jokal.

  • 1. Jep një dritë herë me shkëlqim të fortë e herë me shkëlqim të dobët; shndrit. Vezullonin yjet. Vezullon xixëllonja. Vezullonin bajonetat.
  • 2. edhe fig. Shfaqet diçka për një kohë të shkurtër dhe zhduket shpejt; vjen shpejt e në mënyrë të papritur. I vezulloi një lot në sy. I vezulloi një mendim (një shpresë).