vidhem
VIDHEM vetv.
- 1. I iki fshehurazi, largohem pa u vënë re nga të tjerët; nuk u dal të tjerëve përpara, u shmangem. U vidhej njerëzve. U vodh nga shtëpia.
- 2. fig. I shmangem punës, vështrimit të dikujt etj.; u shmangem pyetjeve a kërkesave; i bëj bisht diçkaje. I vidhej pyetjeve. I vidhej syrit (vështrimit, shikimit) të prindërve.
- 3. Pës. e VJEDH.