vigjilencë
VIGJILENCË f.
- Vëmendje e madhe e kujdes për t'u ruajtur nga një rrezik, për të zbuluar me kohë një veprim të dëmshëm, një veprimtari armiqësore etj., përgjim; mbikëqyrje, vëzhgim; të qenët syhapët e i gatshëm për të vepruar në çdo rast; syhaptësi. Vigjilencë revolucionare (luftarake). Vigjilenca e masave të popullit. Trego vigjilencë. Forcojmë vigjilencën. Dobëson vigjilencën. Ruaj me vigjilencë.