vij jokal.

  1. Lëviz nga një vend në drejtim të vendit ku ndodhet ai që flet a që dëgjon e arrij këtu; eci së andejmi këtej dhe sos në vendin e caktuar a te dikush që më ka thirrur; lëviz dikush a diçka në drejtimin tim ose arrin aty ku jam unë; mbërrin. Erdhën shokët (vullnetarët.) Erdhi në këmbë (me makinë). Erdhi me vrap. Erdha të të shoh. Mirë ardhsh! ur. Të ardhsha për të mirë! ur. Me çfarë erdhe? Eja këtu (tek unë, më afër)! Erdhi treni (autobusi). Erdhi shëndoshë e mirë. Kur erdhe? Erdhi ushqimi. Erdhi letra (telegrami, lajmi). Vinte një zhurmë nga jashtë. Erdhi papritur. Erdhi shpejt (vonë). Erdhi si hije.
  2. Kthehem përsëri në vendin nga ku jam nisur. Vajti dhe erdhi shpejt. Vete e vjen brenda ditës. Do të vijnë më të kalitur nga aksioni. Vinin nga kurbeti të rraskapitur.
  3. vet. veta III. Afrohet drejt meje nga një pikë e hapësirës. Ja ku po vjen! Po vijnë aeroplanët. Po vjen shiu (shtrëngata, mjegulla).
  4. vet. veta III. E marrin nga një vend, zakonisht i largët dhe e sjellin këtu. Uji i qytetit vjen nga malet. Të pakësojmë mallrat që vijnë nga jashtë.
  5. Shkoj në një drejtim, përshkoj diçka, kaloj nëpër një vend; vet. veta III depërton a kalon nëpër diçka. I vjen rrotull (përqark) fushës. I vjen pas e ndjek. Vjen rrotull (vërdallë) sillet kot poshtë e lart. Vinte një dritë e zbehtë nga dritarja.
  6. edhe fig. E kam radhën; radhitem, gjendem ose lëviz pas dikujt a diçkaje; vet. veta III shkon pas një tjetri, vargëzohet. Unë vij pas atij. Prilli vjen pas marsit. Pas treshit vjen katra. Pas sheshit vjen një rrugë. Pas punës vjen gëzimi. I erdhën gëzimet radhazi.
  7. Arrij një cak në gjatësi, lartësi a thellësi; vet. veta III rritet, fryhet (për lumin etj.). Erdhi gruri deri në brez. Vajti uji (bora) një metër. I vinin flokët deri te supet. I vinte vëllait deri te mjekra. I vinte fustani deri në fund të këmbëve. Ka ardhur lumi është fryrë lumi, është ngritur niveli i ujit.
  8. vet. veta III. Del e shkon poshtë; rrjedh. Vinte shiu litar. I vinin lotët rrëke. I vinte djersa çurg. I vajti gjaku curril.
  9. vet. veta III bised. Gjendet a shtrihet në një vend, në një anë ose në një drejtim të caktuar; është, ndodhet. Vjen në jug. Vjen nga e majta. Vjen afër udha. Përballë vinte një luginë. Matanë vinte një shesh.
  10. E kam prejardhjen; vet. veta III rrjedh, buron. Vjen nga një familje e varfër fshatare. Kjo fjalë vjen nga një rrënjë shqipe.
  11. Mbush një kohë a një moshë të caktuar; vet. veta III arrin një kohë e caktuar ose një ngjarje e njohur që lidhet me një kohë. Erdha tek të tridhjetat. Erdhi dreka (darka, mbrëmja, nata). Erdhi koha (çasti). Erdhi dita (festa) e Çlirimit. Erdhi Një Maji. Erdhi pranvera (vjeshta, dimri). Erdhi e diela. I ka ardhur mosha. Erdhi pleqëria. I erdhi fundi (vdekja). I erdhi koha për në shkollë.
  12. Dal në krye a në udhëheqje, zë një vend drejtues, marr drejtimin; marr fuqinë; marr një detyrë në një organizatë, në një institucion etj. Vinin qeveri të ndryshme. Erdhi në udhëheqje (në pushtet, në fuqi). Vijnë punëtorë në forumet (në organet) drejtuese.
  13. Arrij pas një pune a pas përpjekjesh në një përfundim ose në një zgjidhje të caktuar; bie në ujdi a në kundërshtim me dikë. Më në fund erdhi në fjalën tonë. Erdhi në një mendje me ne. Vij në marrëveshje (në kundërshtim) me dikë. Erdhën thikë më thikë ranë në kundërshtim të hapët.
  14. Kaloj në një çështje tjetër, marr në shqyrtim diçka tjetër. Të vijmë te çështja tjetër. Po vijmë te pika e dytë.
  15. vet. veta III. Ndodh rastësisht, ngjan; rastis, qëllon, bie. Më erdhi rasti (puna). Erdhi fjala. Më erdhi rruga andej. I erdhi e mira te dera. Sido që të vijë puna. Me ç'të të vijë më mbarë.
  16. edhe fig. Dal, shfaqem, lind. Erdhi në jetë lindi; u shfaq. Ju ardhtë me jetë të gjatë! ur. Më erdhi në shteg. I erdhi në shtrungë.
  17. vet. veta III. Më shfaqet një ndjenjë a diçka tjetër, më kap, kam; shfaqet në mendje, kujtohet; shkon sipas diçkaje, përputhet me një gjendje, me një kërkesë etj. Më erdhi një ide (një mendim). Më erdhi ndër mend. Më vjen në hatër. bised. më kujtohet. Flet ç't'i vijë në mendje. Më vjen inat inatosem. Më vjen mirë gëzohem, më bëhet qejfi. Më vinte plasja më vinte të pëlcisja. Më vjen uri kam uri; Më vjen krupë (ndot, të pështiri). Më vjen habi (çudi) habitem, çuditem. Më vjen zali. I erdhi thartë (hidhur). Më vjen keq. I erdhi ligsht. Më erdhi mbarë. Më vjen rehat. Më vjen për të vjellë. Më vinte për të qarë. Më vjen të pëlcas. I vjen të hajë veten. I vjen për shtat. I vjen pas midesë (pas qejfit, pas avazit).
  • 18. vet. veta III. Është rrjedhim i diçkaje, e ka burimin te dikush a te diçka, ndodh a shkaktohet nga diçka. Këto vijnë nga pakujdesia. Kjo sëmundje vjen pas një pleviti. Prodhimi i shumtë vjen nga puna e mirë. Vjen për shkak të... (nga që..., pasi...). Nuk (të) vjen gjë nga kjo.
  1. vet. veta III. Më nxë, më bën; më shkon për shtat, më rri mirë (për rrobat, këpucët). Më vijnë të lira rrobat. Të vjen mirë Xhaketa. Nuk më vijnë pantallonat. Këpucët i vijnë të vogla.
  2. vet. veta III edhe fig. Merr pamjen e zakonshme, arrin në gjendjen normale, rregullohet; shërohet. I erdhi shëndeti. I erdhi fytyra (çehrja). I erdhi fryma. I erdhi goja. I erdhën sytë (veshët). I erdhi zëri. Më erdhi oreksi. Një fytyrë i vinte, një fytyrë i shkonte herë skuqej, herë zverdhej.
  • 21. vet. veta III. Ka një pamje a trajtë të caktuar, ka pamjen e diçkaje, është si ajo; afron, ngjan. Vjen i shëndoshë (i bëshëm, i mbushur, i dobët, i paktë, i imët). Vjen i zeshkët në fytyrë. Vjen i ndrojtur (i heshtur). Vjen i pjerrët (i ashpër) vendi. Vjen thikë (pingul). Vjen si lopatë. Vjen gjallë i ati (e ëma).
  1. vet. veta III. Piqet (për një pemë, për të lashtat etj.); bëhet gati për t'u mbjellë (për tokën); arrin në gjendjen e duhur ose në një gjendje a në një moshë të caktuar; bëhet. Gruri erdhi herët këtë vit. Misri vjen më vonë në krahinat malore. Është mollë që vjen shpejt. S'ka ardhur ende toka. Thekra erdhi e mbarë. Ka ardhur ara për drapër. Ka ardhur në moshë (është në moshë) për t'u martuar. Erdhi në afsh (lopa, pela).
  2. vet. veta III. Ngrihet, fryhet, grafullon (zakonisht nga tharmëtimi). Erdhi buka (brumi). Erdhi qumështi. E lëmë të vijë. S'ka ardhur mirë.
  3. vet. veta III. Lëshon, ka, përhap, bie (një erë); dëgjohet, kapet me vesh (një tingull). Vinte era shkrumb (myk). Vinte era kafe (elb i pjekur). I vinte erë goja. I ardhtë era dhe! mallk. vdektë!
  4. vet. veta III bised. Më ngjan, më duket, më bëhet. Më vjen sikur (se) e kam parë. Më vjen si fytyrë e njohur.
  5. vet. veta III. Shkon, arrin deri në cakun më të skajshëm. Erdhi puna deri në zënie. Erdhi deri aty sa... Ka ardhur deri në atë pikë sa...
  6. bised. Barazohem; krahasohem (zakonisht me mohim). Ai nuk vjen me të. Nuk i vjen as te gishti (i vogël) i këmbës (as në thua).
  • 28. bised. Peshoj, jam. Ai vjen gjashtëdhjetë kile. Sa vjen dashi?
  1. bised. vet. veta III. Kushton, bie. I erdhi lirë (shtrenjtë). Sa të erdhi kilja?
  2. kryes. vet. veta III fig. Nis, fillon (përdoret zakonisht si folje gjysmëndihmëse në bashkëvajtje me një folje tjetër). Erdhën e u bënë toka pjellore. Erdhi e u përhap në të gjithë krahinën. Erdhën e t'u shëndoshën (t'u tretën).
  • 31. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashkë me një folje tjetër për të treguar se veprimi vijon pa ndërprerje e rritet shkallë-shkallë. Vjen duke u rritur (duke u pakësuar). Vjen duke u përmirësuar (duke u keqësuar). Sa vjen e bëhet më e bukur (më e lehtë, më e vështirë).
  • Fjala vjen për shembull, ta zëmë, bie fjala. I vjen anës
  • a) vepron në mënyrë të tërthortë;
  • b) përpiqet ta shtjerë në dorë, synon ta futë në dorë. Erdhi (ra) në brazdë (në holli) shih te BRAZD/Ë,~A. Erdhi në din shih te DIN,~I. Më vjen dora shih te DOR/Ë,~A. I vjen (i shkon) për dore (ndoresh) shih te DOR/Ë,~A. I vjen era diçkaje shih tek ER/Ë,~A II. Vjen (bie, mban) erë shih tek ER/Ë,~A II. Erdhi në fije (në fill) shih te FIJ/E,~A. I vjen (i shkon) pas fijes (pas fillit) dikujt shih te FIJ/E,~A. I vjen hakut (i vjen për hak) dikujt keq. nuk e lë pa i dhënë atë që meriton. I vjen pas hesapit (për hesap) shih te HESAP,~I. Më vjen lak shih te LAK,~U. Erdhi në mend shih te MEND,~TË. I erdhën mendtë shih te MEND,~TË. I erdhi opti shih tek OPT,~I. I erdhën (i hipën) orët dikujt shih tek OR/Ë,~A II. I vjen qift shih te QIFT,~I. Erdhi në të e mblodhi veten, e kuptoi. Erdhi në udhë (në rrugë, në vijë, në binarë) shih tek UDH/Ë,~A. I erdhi (i ra, i hyri, i shkoi) në vesh diçka shih te VESH,~I. I ardhtë (i rëntë) pas veshit (pas qafës)! mallk. shih te VESH,~I. Erdhi në vete (ndërmend) shih te VET/E,~JA. Nuk i vjen zëri iron. përdoret nga dikush kur ky bën sikur nuk dëgjon atë që thotë një tjetër ose bën sikur nuk kupton për se është fjala, sepse nuk dëshiron ta bëjë diçka. Vjen në zigj dikush shih te ZIGJ,~I. Flet (thotë) ç't'i vijë për goje shih te GOJ/Ë,~A. S'kam ku të vij rrotull (rreth) shih te RROTULL. I vijnë dhentë pa çoban shih te ÇOBAN,~I. Më erdhi në dhëmbë (një fjalë) shih te DHËMB,~I. I vjen (i sillet) festja (takija) vërdallë (rrotull) shih te VËRDALLË. I erdhi fundi me samar shih te SAMAR,~I. I erdhi gjaku në vend shih te GJAK,~U I. Ka ardhur kandari në bisht shih te KANDAR,~I. I erdhi kocka në fyt shih te FYT,~I. I erdhi (i doli) lepuri në shteg shih te SHTEG,~U. I vjen (i sillet) mendja (koka) vërdallë (rrotull) shih te VËRDALLË. I ka ardhur mëlçia në grykë shih te MËLÇI,~A. Po i vjen rrotull larashi shih te LARASH,~I. I vjen tjegulla përqark (vërdallë) dikujt shih tek TJEGULL,~A. I ka ardhur uji në mulli dikujt shih tek UJ/Ë,~I. I erdhi vera te dera shih te VER/Ë,~A I. I erdhi veza për të pjellë thjeshtligj. shih te VEZ/Ë,~A. I erdhi zemra (shpirti, fytyra) në vend shih te VEND,~I. I erdhën (iu ngritën, iu mblodhën) zorrët në grykë (në fyt, te goja) shih te ZORR/Ë,~A.