violinë
VIOLINË f.
- Vegël muzikore me katër tela, së cilës i bihet me hark duke e mbështetur në sup nën mjekër. Harku i violinës. Telat e violinës. Këllëfi i violinës. Koncert për violinë. I bie violinës.
- Violina e parë
- a) violinisti që luan pjesën kryesore në një orkestër;
- b) libr. njeriu më kryesor, më i rëndësishmi në një punë a në një çështje, fjala e të cilit dëgjohet më shumë nga të tjerët.