violonçel
VIOLONÇELI
- Violonçeli është një instrument muzikor me katër tela La (A3), Re (D3), Sol (G2) dhe Do (C2) nga teli me tingull më të hollë në atë më të trashë. Ky instrument paraqitet në trajtën e një viole të madhe (tingulli i telave të violonçelit është një oktavë më poshtë se ato të violës), ku përdoret harku i cili zhvendoset horizontalisht i mbështetur në tela dhe me lëvizjen e tyre del edhe tingulli. Tingujt e violonçelit jane me te ulet se sa ata te violines.