vishem
VISHEM vetv.
- 1. Vë një petk në trup, mbështillem a mbulohem me një rrobë të qepur duke futur në të krahët, këmbët e shtatin; kund. zhvishem. Vishet bukur. Vishet lehtë (trashë). U veshën shqiptarisht. U vesh nuse. Vishet me të leshta. U vesh si ushtar. U vesh si për festë (si për dasmë). U vesh si për dimër. Vishem e mbathem.
- 2. bised. Nis një detyrë a futem në një punë, e cila ka një veshje karakteristike, hyj, bëhem. U vesh polic.
- 3. vet. veta. III. Mbulohet a mbështillet me një shtresë që nuk lë të duket ç'ka nën të; mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbushet. Syri iu vesh me një cipë. M'u veshën sytë nga lotët. U vesh xhami. M'u veshën syzet. U veshën livadhet. U vesh pylli. U veshën pemët me lule. U vesh qielli me re.
- 4. fig. Marr fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. U vesh me pushtet. U vesh me funksionet e... U vesh me fuqi të plota.
- 5. bised. I sulem dikujt, i vërsulem dhe e godas, e qëlloj; i përvishem. Iu vesh me grushte (me shkop).
- 6. bised. I ngjitem (një kodre a një mali). Iu veshën kodrës.
- 7. fig. iron. Paraqitem me një pamje tjetër, duke fshehur a duke mbuluar qëllimet e vërteta ose veprimet e këqija; shtirem. Na vishen si marksistë. Vishej si revolucionar.
- 8. Pës. e VESH.
- U vesh me (në) të zeza (me rroba të zeza, me rrobën e zezë) filloi të mbajë zi, ra në zi. U vesh me (në) hekur (çelik) u armatos gjer në dhëmbë. M'u veshën sytë
- a) nuk pashë mirë, m'u errësua drita e syve;
- b) nuk e pashë të keqen që kisha përpara, u tregova i verbër e sylesh.