vit
vit m.
- 1. Koha prej dymbëdhjetë muajsh duke nisur nga një janari deri në 31 dhjetor, koha gjatë së cilës Toka bën një rrotullim të plotë rreth Diellit; periudhë kohe prej dymbëdhjetë muajsh duke filluar nga një ditë çfarëdo. Vit diellor. Vit hënor. Vit i brishtë vit që ka 366 ditë dhe që bie një herë në katër vjet. Vit kalendarik. Vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar. Vit financiar. Vit bujqësor. Vit i mbarë vit bujqësor gjatë të cilit kushtet e mira atmosferike kanë ndihmuar që të merren prodhime të larta bujqësore. Viti në vazhdim. Një viti më parë. Një gjysmë viti. Si sot një vit pas një viti; një vit më parë. Brenda një viti. Brenda vitit. Nga viti në vit çdo vit. Vit për vit. Vit pas viti. Për çdo vit. Këtë vit sivjet. Me vite (pas disa vitesh). Në fillim (në krye) të vitit. Një herë në vit. Sa vjet? Për shumë vjet! ur. gëzuar! (në rast ditëlindjeje ose feste). Vitin që shkoi (që vjen). Mbushi vitin. E kaloi vitin. Iku viti. Mbyllën vitin.
- 2. vet. Periudhë e gjatë kohe, që përfshin disa a shumë njësi prej dymbëdhjetë muajsh dhe që lidhet me ngjarje të caktuara; periudhë kohe dhjetëvjeçare (kur përdoret me një numëror rreshtor që shënon dhjetëshe). Vitet e Luftës. Vitet e rënda të pushtimit fashist. Vite lufte e fitoresh. Në vitet e rindërtimit të vendit. Në vitet e pesëvjeçarëve. Vitet e rinisë. Në vitet gjashtëdhjetë të shekullit tonë prej vitit 1960 deri më 1970. Letërsia e viteve tridhjetë letërsia e viteve 1930 -1940.
- 3. astr. Koha gjatë së cilës një planet bën një rrotullim të plotë rreth Diellit. Vit astronomik. Viti i Marsit (i Saturnit).
- 4. bised. Klasa a kursi që ndjek dikush në shkollë; nxënësit a studentët që vijojnë së bashku këtë klasë ose këtë kurs. Viti i dytë i universitetit. Është në vitin e fundit. Vitet e treta shkuan në aksion. Përsëriti vitin.
- 5. vet. bised. Moshë e caktuar; moshë. I mbushi vitet. Sa vjet është? ç'moshë ka?
- Viti vitit nuk i ngjet një kohë nuk i ngjet një kohë tjetër; është vështirë të parashikosh se ç'mund të ndodhë në të ardhmen; Pema e Vitit të Ri shih te PEM/Ë,~A. Plaku i Vitit të Ri shih te PLAK,~U. Vit akademik periudha, gjatë se cilës zhvillohen mësimet në shkollat e larta. Vit dritë astr. vit-dritë. Viti i Ri dita e parë e muajit janar, dita e parë e çdo viti. Vit shkollor (mësimor) periudha, gjatë së cilës zhvillohen mësimet në shkollat tetëvjeçare e të mesme. Vit tropik vit i barabartë me 365 ditë, 5 orë, 49 minuta e 46 sekonda.