VITHISEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Çahet e shket më poshtë, humbet, fundoset, shembet (për tokën, ndërtesat etj.); shkatërrohet. U vithis toka (udha, rruga, muri, çatia). U vithis pusi. U vithis nga tërmeti. Iu vithistë varri! mallk.
  • 2. Bie poshtë në tokë; bie në fund të një gremine, të një grope etj., shembem, fundosem; rrëzohem në fund, humboj. U vithis në greminë (në hon, në pus).
  • 3. vet. veta III. Anohet, bie nga njëra anë; përmbyset. U vithis kamioni (barka).
  • 4. vet. veta III fig. Zhduket, humbet; përmbyset përgjithnjë. U vithisën zakonet prapanike.