VIZË I f.

  • 1. Shenjë e zgjatur dhe e hollë që bëhet mbi diçka me laps, me penë etj., vijë. Vizë e drejtë (e lakuar, gjarpëruese). Vizë lidhëse. gjuh. vizë e shkurtër që shërben për të lidhur dy pjesë të një fjale. Vizë ndarëse. gjah. vizë e shkurtër që shërben për të ndarë fjalën në fund të rreshtit. Viza e dialogut. Heq një vizë. Shkruhet me vizë në mes.
  • 2. E thelluar a e çarë e ngushtë në diçka, vijë. Vizat e dorës.
  • I hoqi (i vuri, i futi) vizë (vijë) dikujt a diçkaje nuk e përfill më; hoqi dorë nga dikush a nga diçka, e fshiu nga defteri.

VIZË II f.

  • Shënim zyrtar me vulë të posaçme në pasaportën a në letërnjoftimin e dikujt, me të cilin ai lejohet të hyjë e të dalë nga kufiri ose të kalojë në një shtet tjetër. Viza e hyrjes. Vizë për hyrje e dalje. Zyra e vizave. Nxjerr (marr) vizën. I dhanë vizën. E ka vizën.