vizitë
VIZITË f.
- 1. Vajtja diku dhe qëndrimi për pak kohë për të parë vendin, për t'u takuar me dikë ose për një qëllim tjetër. Vizitë zyrtare (miqësore). Vizitë kolektive. Vizitë e shpejtë. Vizita e delegacionit. Vizitë në muze (në ekspozitë, në kala). Bënë një vizitë. Shkoi për vizitë. I ktheu vizitën.
- 2. Vëzhgimi i një të sëmuri nga mjeku për ta parë se çfarë sëmundje ka dhe për t'i dhënë ndihmën e nevojshme. Vizitë mjekësore. Vizita e mëngjesit. Dhoma e vizitave.