vjell
VJELL kal.
- 1. Nxjerr jashtë nga goja ushqimin që më përzien e nuk ma mban stomaku; nxjerr nga goja një ushqim, vrer ose gjak (kur jam i sëmurë ose kur më vjen ndot). Volli fëmija. Volli ushqimin. Volli vrer (gjak). Më vjen për të vjellë.
- 2. vet. veta III fig. Nxjerr nga gryka tym, gazra a diçka tjetër me shumicë (për oxhakun, për një armë etj.). Oxhaqet vjellin tym. Pusi villte gaz. Pushka (mitralozi, topi) vjell zjarr (predha, plumba).
- 3. vet. veta III. E lëshon, e nxjerr ngjyrën e mëparshme (për një petk, kur lahet ose kur përdoret). Ajo basmë e villte bojën.
- 4. fig. keq. Flas shumë keq për dikë a për diçka, nxjerr gjithçka të keqe që mbaj përbrenda; them fjalë të këqija a shpif për dikë për të nxjerrë inatin, shfryj. Vjell vrer (helm, helm e vrer, zeher) kundër dikujt. E volli atë që kishte në bark. Vollën shumë gojët e këqija.
- E bëri të vjell (të përmjerrë) gjak dikë thjeshtligj. shih te PËRMJERR.