VJESHTAK mb.

  • Që ka të bëjë me vjeshtën, që i përket vjeshtës, i vjeshtës; që përdoret në vjeshtë; që piqet a që bëhet në vjeshtë; që vjen a që del në vjeshtë; vjeshtor. Dielli vjeshtak. Kullota vjeshtake. Lule vjeshtake. Misër (duhan, fik) vjeshtak. Tërshërë (fasule) vjeshtake. Mollë (dardhë) vjeshtake. Bukuri vjeshtake.