VJETROHEM vetv.

  • 1. Bëhem i vjetër, i afrohem pleqërisë, plakem. Po vjetrohet nëna. U vjetrua gjyshi.
  • 2. vet. veta III. Prishet diçka a bëhet e vjetër, ngaqë përdoret gjatë ose ngaqë mbahet keq. Iu vjetruan rrobat (këpucët).
  • 3. vet. veta III. Mbush shumë kohë a shumë vjet që nga dita e prodhimit e fiton disa cilësi të tjera. Vjetrohet vera.
  • 4. vet. veta III. Është prej shumë kohësh dhe është bërë i vjetër; i kalon koha diçkaje, humb vlerën, nuk është më e kohës, nuk përfaqëson të renë, nuk mund të përdoret më. Është vjetruar ajo rregullore.