VLEFSHËM mb.

  • 1. Që ka vlerë, që hyn në punë, i çmueshëm, i dobishëm. Punë (vepër) e vlefshme. Mendim i vlefshëm. Është i vlefshëm.
  • 2. Që vlen, që i plotëson kërkesat e duhura, që pranohet. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Republikës.
  • 3. zyrt. Që është bërë e plotësuar sipas rregullave dhe kërkesave të duhura; që ka vlerë të plotë e që pranohet si e tillë sipas ligjeve e rregullave në fuqi. Dokument i vlefshëm. Çek i vlefshëm. Fletëvotime të vlefshme.